Lista Serbe: Mos sillni trazira në mes të serbëve në Kosovë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 09:58 | Nga

Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet në të cilat siç thonë në këtë subjekt politik dikush po përpiqet për të sjellë trazira në mesin e serbëve në Kosovë.

Kjo listë përmes një deklarate për media iu bën thirrje “politikanëve të papërgjegjshëm të opozitës në Beograd që të mos i përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre”, transmeton Klan Kosova.

“Është e qartë se disave iu pengon paqja që e kemi arritur me mund të madh kohëve të fundit, dhe se atyre iu mungon hapësira për peshkim në ujërat e trazuar”.

Lista Serbe e cila drejtohet nga Goran Rakiq njëherit iu bën thirrje të gjitha institucioneve relevante “që të intensifikojnë angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve se paqja dhe siguria janë parakushte për normalizimin e jetës në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme