Lista Serbe nesër dorëzon ankesën për Ligjin për Trepçën

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 18:51 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës serbe në Kuvendin e Kosovës Sllavko Simiq së bashku me deputetët tjerë të kësaj Liste nesër do të dërgojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje për Ligjin për Trepçën që javën e kaluar u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Ankesa siç thuhet në deklaratën e Listës Serbe do të dorëzohet nesër në orën 10 në Gjykatën Kushtetuese, raporton Tanjug.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Trepçën sipas të cilit 80 përqind të pronësisë i takojnë Qeverisë së Kosovës ndërsa 20 përqind punëtorëve të këtij kombinati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme