“Lista Serbe nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë”

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 13:13 | Nga

Qëndrimi i Listës Serbe ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, në vazhdimësi është kritikuar nga partitë opozitare dhe ana e njohësve të çështjeve politike. Madje, ka pasur zëra të cilët thonë se asnjë subjekt, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk duhet të jetë pjesë e Ekzekutivit.

Vlerësim të ngjashëm më këtë ka edhe Sekretari i Nismës për Kosovën, Biall Sherifi. Ky i fundit thotë se edhe pse pjesëmarrja e përfaqësuesve të pakicës serbe në Qeveri është kategori kushtetuese, subjektet të cilat e luftojnë Kosovën nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesve të pakicës serbe në qeveri është kategori kushtetuese. Mirëpo, megjithatë, mendoj se ato subjekte që jo vetëm nuk janë lojal ndaj shtetit të Kosovës, por hapur e luftojnë atë, nuk do të duhej të jenë pjesë e qeverisë”, ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Vendimin e Listës Serbe, ai nuk e quan bojkotim, por, ata sipas tij, janë larguar nga Kuvendi me urdhër të Qeverisë së Serbisë për interesa të atij shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme