Lista Serbe nuk mundet ta përcaktoj fatin e Qeverisë së Kosovës, thotë Agim Bahtiri

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklarimit të deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.

Bahtiri e ka quajtur këtë deklarim një sprovë që partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi, në mënyrë që të mos e lejojnë Qeverinë e Serbisë të manipuloj me Kosovën nëpërmjet disa individëve.

“Lista Serbe nuk mundet ta përcaktoj fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ka deputetë që kanë gjak shqiptari dhe nuk do ta lejojnë këtë, pavarësisht partive politike prej të cilave vijnë” ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

“Pra, jam i bindur se deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazoj skenën politike në Kosovës, përmes urdhrave që dhjetë deputetë serb i marrin nga Beogradi. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejt të popullit. Fatin e Qeverisë duhet ta përcaktojnë deputetët shqiptar dhe të partive minoritare që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe punojnë për zhvillimin e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme