Lista Serbe po e pret Johannes Hahn në Kuvend

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 09:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Listës Serbe, kanë kaluan natën në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë ndërmarrë këtë veprim për të kundërshtuar taksën prej 100% për mallrat që vijnë nga Serbia.

Më shumë se 20 orë kanë kaluar qëkur deputetë serbë të Listës Serbe janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar takim me komisarin evropian Johannes Hahn, për të diskutuar lidhur me taksën.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se Hahni e ka marrë mesazhin e tyre, por janë duke pritur të takohen me të.

Simiq u ankua për ngritjen e çmimeve pas taksës prej 100%. Ai madje tha se pret që edhe deputetët, kolegët shqiptarë të reagojnë sepse çmimet e ngritura nuk i konvenojnë askujt.

“Si duket ishte e diele dhe ata nuk punojnë, në anën tjetër nga Kabineti i Johanes Hanit kemi marre konfirmimin se kërkesa jone për takim është pranuar dhe presim përgjigjen gjatë ditës. Ju rikujtoj se ai sot do të jetë në takime me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin dy kate më poshtë dhe ka hapësirë dhe kohë që të respektoj jo vetëm ne si përfaqësues politik të popullit serb, por në veçanti popullin serbë që jeton këtu”.

“Është kërkuar nga ne që të kyçemi në institucione dhe të luftojmë për të drejtat e popullit serb, sot ne jemi ne vendet tona të punës protestojmë qetë për faktin se dikush mori një vendim që buka, qumështi, barnat, nuk mund të distribuohen në mjediset serbe, por edhe të ngritën çmimet për të gjithë artikujt për qytetarët. Kështu që unë pres edhe deputetët koleg shqiptarë të reagojnë sepse çmimet e ngritura nuk i konvenojnë askujt që jetojnë në këto hapësira”.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të diskutojë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë. Ai do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën nga 10% në 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë për Kosovën, veprim ky që ka nxitur reagime të shumta.

Hahn sot qëndron në Beograd dhe në orën 11 është paraparë takimi i tij me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

LEXONI EDHE:

Lista Serbe “ngujohet” në Kuvend, thonë se serbëve iu mungon dhe uji

 

Të ngjashme