Lista serbe pret ftesë nga Mustafa

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 08:47 | Nga

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, thotë se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Mustafa për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai thotë se nuk kanë kërkesa të reja për partnerët e koalicionit qeverisës

Kryeministri i Kosovës vazhdon të zotohet se shumë shpejt do të riprocedojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend dhe ratifikimin e saj për të plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, shefi i Qeverisë ende nuk ka ndërmarrë veprime për të bindur Listën Serbe për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin. Kjo, pasi Lista Serbe thotë se ende nuk kanë diskutuar me partnerët e koalicionit për çështjen e demarkacionit. Derisa kanë ftuar partnerët e koalicionit PDK-LDK që t’i respektojnë më shumë.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka konfirmuar për “Zërin” se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të biseduar rreth çështjes së demarkacioni.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme