Lista Serbe: Rada Trajkoviq do të bëhet zëdhënëse e Albin Kurtit

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Deklarimet e politikanes serbe Rada Trajkoviq se Serbia ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës të premten në Mynih kur ka pranuar të nënshkruajë dy marrëveshjet për hekurudhë dhe autostradë kanë nxitur reagimet e Listës Serbe.

Sipas kësaj partie, po shihet hapur që Trajkoviq tashmë është e gatshme ta luaj zëdhënësen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk u desh shumë kohë që Rada të konfirmonte parashikimet tona se ajo po i bënte deklarata të tilla që Kurti ta marrë atë si zëdhënëse”, thuhet në reagimin e ‘Srpskas’, shkruan Express.

fPartia që drejtohet nga Goran Rakiq thonë se Rada do ta ketë mundësinë që ta presë bashkë me Kurtin 17 shkurtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme