Lista Serbe do të largohet nga Qeveria Haradinaj

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 20:53 | Nga

Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë nismë, Lista Serbe ka kumtuar se do ta njoftojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu thuhet në deklaratën e Listës Serbe të lëshuar për gazetarë pas zhvillimeve që pasuan arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legal të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, raporton REL.

Dialogu në këso rrethana, thuhet në deklaratë, nuk ka kurrfarë kuptimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme