Lista Serbe: Vendimet tona në konsultim më Beogradin

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 11:17 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se nuk do të pengojnë formimin e institucioneve të Kosovë.

Por sipas tij, çdo vendim i tyre do të jetë në konsultim me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Lista Serbe mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket Qeverisë ai tha se vendimi do të merret pas konsultimeve me zyrtarët e lartë të Serbisë.

“Në lidhje me formimin e Qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq”.

Këto komente ai i bëri pas para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila zhvillohet pas një takimi maratonik mes PAN-AKR dhe Listës Serbe që ndodhi mbrëmë.

Lista Serbe ka arritur marrëveshje që në Qeverinë e re të drejtojnë edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Të ngjashme