Lista Serbe voton për ligjin që nuk përfshinë veteranët në pagë minimale dhe del nga seanca

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe ka braktisur punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, deputetët e këtij subjekti kanë votuar ‘pro’, projektligjit që përjashton veteranët nga ngritja e pagës minimale.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar miratimin e këtij projektligji.

Veteranët kanë paralajmëruar protesta dhe kundërshtim të fortë në rast se Kuvendi miraton këtë projektligj të propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Paga minimale e propozuar nga Qeveria e Kosovës do të jetë 250 euro.

Të ngjashme