Livoçi i Epërm konfirmon besimin e madh për Vjosa Osmanin

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Livoçi i Epërm ka organizuar të mërkurën tubim madhështor, duke mirëpritur dhe shprehur besimin e madh për pesëshen e kandidatëve të LDK nga Gjilani.

Kandidatët nga kjo komunë Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, dhe Faton Bislimi.

Kryetari i nëndegës Idriz Ramadani, tha se janë mobilizuar në mbështetje të Vjosa Osmanit.

“I tërë Livoçi i Epërm janë çuar në këmbë dhe janë mobilizuar në mbështetje të kryeministres së ardhshme dhe kandidatëve të Gjilanit.”

Ndërkaq kandidatja për deputete nga Gjilani Lirie Kajtazi, theksoi se fitorja do të jetë e LDK-së.

“Mesazhin e fitores së madhe po e lexoi te secili prej të pranishmëve”, tha Kajtazi.

E kandidati Fatmir Rexhepi, se tërë populli po e pret me padurim fitoren më 6 tetor.

” I tërë populli i Kosovës i ka kthyer sytë kah LDK, duke e pritur me padurim ndryshimin e madh më 6 tetor.”

Kurse Valentina Bunjaku Rexhepi, këtu tha se besimi për LDK-në duhet të kthehet me punë dhe përgjegjësi.

“Kjo armatë e mbështetësve të LDK, përkthehet me përgjegjësi më të madhe në punë në Kuvendin e Republikës”.
Imet Rrahmani, theksoi se lista e LDK-së është e pakorruptuar.

“Lista e LDK është listë e pastër, pa asnjë të korruptuar, e pa asnjë të dënuar.”

Krejt në fund kandidati për deputet Faton Bislimi, theksoi se Livoçi ka ditur të rreshtohet gjithmonë në rrugë të drejtë.

“Livoçi i Epërm gjithmonë ka ditë të rreshtohet në rrugë të drejtë e në rrugë të mbarë dhe kjo rrugë është vetëm LDK më kryeministren e ardhshme,Vjosa Osmani.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme