Ljajiq: S’jam optimist se çështja e Kosovës do të zgjidhet shpejt

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 08:14 | Nga

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, ka deklaruar sot se takimi i ardhshëm ndërmjet kryetarit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçit, në Bruksel është vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se pas këtij takimi do të jetë më e qartë se a do të zgjidhjet kjo çështje apo do të jetë vetëm edhe një përpjekje e dështuar për zgjidhje.

Ljajiq për televizionin Prva ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në pozitë më të vështirë se sa Vuçiq sepse, thotë ai, në Kosovë janë kundër zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

„Opozita në Kosovë po shfrytëzon retorikë të ngjashme me pjesën e madhe të opinionit në Serbi, sepse po thonë se iu përgjigjet konflikti i ngrirë, që gjatë 20-30 vjetëve të mos bisedojnë sepse koha punon për ta, ndërsa është në interes të Serbisë që të bisedohet”, ka thënë Ljajiq.

Ai ka shtuar të mos jetë optimist se çështja e Kosovës do të zgjidhet shpejt, sepse, sipas tij, tek opinioni i Kosovës mbretëron bindja se Serbia me bisedime mund të fitojë më shumë se sa që ka tash dhe se Kosova është ajo që duhet të bëjë lëshime në mënyrë që të arrihet zgjidhja.

Ljajiq ka vlerësuar se të gjithë në Qeveri janë të pajtimit se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe se të gjitha opsionet janë legjitime, pos luftës dhe pranimit të konfliktit të ngrirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme