Ljajiq: Thaçi është në pozitë më të vështirë se Vuçiqi

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 12:18 | Nga

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka thënë  se raundi i ardhshëm i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës është fazë dhe se pas takimit të ardhshëm të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi do të dihet nëse po shkohet drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ai tha për TV Prva se qëndrimi i të gjithëve në Qeverinë e Serbisë është se kjo çështje  duhet të zgjidhet dhe se janë legjitime të gjitha opsionet që nuk mbrojnë konflikte, luftëra, ose që nuk i vështirësojnë konfliktet e ngrira, transmeton Klan Kosova.

Sipas Ljajiq rreth kësaj çështjeje, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi është në një pozitë më të vështirë se Vuçiq  pavarësisht nga të gjitha pengesat që ekzistojnë në Serbi.

“Është interesante se opozita në Kosovë përdor një argument të ngjashëm si një pjesë e  mirë e publikut serb, sepse edhe ata thonë: neve na përshtatet i ngrirë që  në 20, 30 vitet e ardhshme të mos negociojmë  sepse koha punon për ne. Serbia është në interes të negociojë, jo ne”, theksoi ministri serb.

Ai shtoi se në opinonin publik në Kosovë mbizotëron besimi se nga ky proces Serbia do të fitojë më shumë sesa që ka aktualisht dhe se  Kosova duhet të bëjë lëshime në mënyrë që të vije deri tek një zgjidhje, dhe në këtë mënyrë ka shumë kundërshtime për zgjidhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme