Lladrovci: Bashkëpunimin me kompanitë izraelite do ta konkretizojmë me nivel ekspertësh

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim një delegacion nga Izraeli, të prirë nga ish zëvendës presidenti i Parlamentit izraelit, Yehiel Hilik Bar.

Mysafirët i njoftova për mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investitorët, me interes të përbashkët, ka cekur Lladrovci dhe ka shtuar se ky bashkëpunim së shpejti do të konkretizohet në nivel ekspertësh.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi prita në takim ish-zëvendësin e kryetarit të Parlamentit të Izraelit, z. Yehiel Hilik Bar, z. Damian Brikman, përfaqësues i kompanisë Kidik, z. Labinot Ademi nga kompania Menora Enkidu, dhe mikun tim Flori Zevi, i cili e mundësoi këtë takim.

Mysafirët i njoftova për mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investitorët, me interes të përbashkët.

Z. Hilik Bar theksoi se fushat për bashkëpunim mund të jenë në arsim, sigurinë kibernetike dhe industrinë e mençur në përgjithësi, si dhe në bujqësi.

Bashkëpunimi i mëtejmë do të konkretizohet përmes një takimi në nivel ekspertësh. Ne jemi vend i mundësive, andaj, lehtësirat për të bërë biznes, kushtet për investitorët dhe mikpritja, do të jenë hapi i parë për të gjithë ata që duan të investojnë në komunën tonë.

Mysafirët i falënderova për vizitën me dakordim të takimit të shpejtë.

Të ngjashme