Lladrovci: Do ta votoja qeverinë, për ta korrigjuar

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar seancën për konstituimin e qeverisë, dhe thekson se do ta votonte, për ta hequr ndikimin e çdo Liste dhe do të kishte vullnet për ta korrigjuar.

Ai në postim ka theksuar po ashtu se “vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, sikur që e arriti Isa Mustafa”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye. Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste.

Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar.

Gjithsesi, vota ime do të ishte kontribut për një fitore të butë në metodë, por të ashpër në rezultat, sikur që e arriti Isa Mustafa!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme