Lladrovci: Drenasi do të bëhet qendër urbane

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 13:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka shpalosur programin për infrastrukturë, urbanizëm dhe planifikim për komunën e Drenasit.

Lladrovci ka thënë se Drenasi do të bëhet qendër urbane e rregulluar mirë, në pajtim me nevojat e qytetarëve për një jetë të qetë e komode.

“Në hartimin e dokumenteve lidhur me planin rregullativ, përparësi do të kenë edhe nevojat e bizneseve për krijimin e hapësirave për të bërë biznes, për parkingje dhe për krijimin e vendeve të reja të punës në ato hapësira”, ka thënë ai.

Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit ka treguar se plani rregullativ për Qendrën e Drenasit është planifikuar dhe do të përfundojnë edhe hartat zonale, në harmoni me ligjin për planifikim hapësinor.

“Do t’i mënjanojmë ndërtimet pa leje dhe problemet urbanistike.Lejet e ndërtimit individual, por edhe kolektiv, do të trajtohen me prioritet dhe komuna do të vihet plotësisht në anën e qytetarit, me shërbim cilësor, kompetent dhe me kohë të shpejtë”, ka thënë Lladrovci.

Në planet infrastrukturore për vitin 2017, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit ka theksuar se planifikohen investime në rrugë, kanalizime dhe ujësjellës, në vlerë të përgjithshme prej rreth 2.4 milionë euro.

Kurse, në tre vjetët e ardhshëm, sipas tij, investimet infrastrukturore do të jenë 9 milionë euro.

“Kështu finalizojmë plotësisht çështjen e infrastrukturës në Drenas. Në veçanti është i rëndësishëm rregullimi i plotë i kanalizimit dhe ujësjellësit. Në këtë buxhet janë të evidentuara 80 njësi për realizim dhe në mesin e tyre edhe hartimi i planit të veprimit për energji të qëndrueshme dhe plani lokal për veprim në mjedis”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit ka thënë se kapitull i veçantë dhe me rëndësi jetike për mjedisin e komunës së Drenasit është edhe rregullimi i lumit Drenica, me gjatësi 2.5 kilometra, në vlerë prej 950 mijë euro.

“Kjo është faza e dytë, deri te shkolla e mesme”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Lladrovci ka thënë se këtyre projekteve do t’u shtohet edhe buxheti që do të vijë nga projektet qendrore, nga Parku i Biznesit deri në Polluzhë, me katër korsi, në vlerë prej 4 milionë euro.

Qytetarët e Drenasit, Lladrovci i ka garantuar se mbikëqyrja do të jetë permanente, profesionale dhe në pajtim me ligjin.

“Asnjë tolerancë nuk do ta kemi ndaj shkelësve të ligjit dhe kontratave.Puna jonë për qytetarin do të jetë e qëndrueshme dhe nuk ka të bëjë me fushatën.Mirëqenia e qytetarit tonë është prioritet yni dhe paraja publike do të jetë në shërbim të qytetarit”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për Drenasin ka treguar se gjatë vitit 2016 janë realizuar ose janë në përfundim e sipër saktësisht 11, 594 metra gjatësi asfalt, duke përfshirë edhe rrugët në Arllat, Baicë, Gradicë, Komoran, Krajkovë, Likoshan, Llapushnik, Sankoc dhe Tërdec.

Në këtë vit, sipas Lladrovcit, janë finalizuarose janë në realizim e sipër të rregullimit edhe 25, 628 metra kanalizime.

“Në punimet e sivjetme është përfshirë kanalizimi në Arllat, Çikatovë e vjetër, Dobroshec, Fushticë e epërme, Fushticë e poshtme, Gllanasellë, Komoran, Likoshan, Nekoc dhe Vasilevë”, ka treguar ai.

Ndërsa, për ujësjellësin në komunën e Drenasit, kandidati i PDK-së ka treguar se gjatë vitit 2016 janë investuar në bashkëpunim me CDI-në zvicerane mbi 700 mijë euro në 14 fshatra, për rregullimin e ujësjellësit në gjatësi prej 94 kilometra, ku do të përfitojnë mbi 16 mijë banorë të Drenasit.

Lladrovci ka treguar se me bashkëfinancim prej 220 mijë eurove është duke u bërë edhe asfaltimi i rrugës Abri-Likoc, si dhe në vlerë prej mbi 500 mijë euro edhe rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës Drenas-Gradicë.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit ka treguar edhe për projektin prej 380 mijë euro për asfaltimin e rrugës në Komoran, i cili do të përfshijë asfaltimin, trotuarin, ndriçimin publik dhe mbjelljen e drurëve dekorues.

Në fund, Lladrovci ka falënderuar edhe punëtorët e komunës për përkushtimin e deritashëm, duke u shprehur i bindur se suksesshëm do të realizohet edhe plani për infrastrukturë në vitin 2017.

rll1

rll

Të ngjashme