Lladrovci e hap fushatën, premton 70 mln € investime kapitale

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për balotazhin që do mbahet me 18 dhjetor.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ftojë gjithë qytetarët e kësaj komune të dalin në votime dhe ta votojnë atë, pasi ai do bëjë ndryshimet e duhura.

Ai premtoi se do të  investojë 70 milionë euro investime kapitale

“Drenasi nuk do të jetë më i izoluar. Do bëjmë 70 milion euro investime kapitale. Gjithashtu do ju siguroj edhe ngrohje qendrore që do lidhen direkt nga Feronikeli”, ka thënë ai.

“Ju kërkoj që të vazhdoni fushatën dhe në këto ditë që na kanë mbetur sepse fitoren e kemi vetëm një hap larg. Ne u përfshimë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme pa vullnetin tonë pas një goditje të rëndë që morëm nga vendimet e padrejta kundër kryetarit Nexhat Demaku dhe bashkëluftëtarëve tjerë”.

“Megjithatë, ju dëshmuat forcën heroike të Drenicës, duke e kthyer dhimbjen në forcë duke dalë masovisht në votime. Unë dua t’u drejtohem edhe atyre që nuk më votuan dhe t’u konfirmojë se PDK-ja e ka marrë mesazhin e tyre dhe them se Drenasi asnjëherë nuk do të qeveriset si Malisheva, askund në Kosovë nuk ka nevojë për atë model dhe lëre më Drenasi ynë që në orët e para ka ditur ta trasojë vetë rrugën e saj”, ka pohuar Lladrovci.

Fushata e nisur sot do të vazhdojë deri të premten, ndërsa të dielën do të mbahet raundi i dytë i votimeve, ku pritet të mësohet se kush do të udhëheqë me këtë komunë.

15536862_10212187865309789_304041743_o 15536801_10212187865749800_1911134533_o 15503089_10212187865669798_4037848_o

Lexo më shumë:

Të ngjashme