Lladrovci flet për raportet e tij me Sami Lushtakun dhe Azem Sylën

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit në emisionin Pressing të T7, ka treguar për raportet e tij me Sami Lushtakun e Azem Sylën.

“Unë publikisht po them, Azem Syla më ka thirrur dje në telefon mbrëmë dhe më ka thënë urime për nominimin dhe ke mbështetjen time”, është shprehur Lladrovci.

“Gjithashtu kam marrë mbështetjen edhe nga Ferat Shala”.

Ndërsa për Sami Lushtakun, Lladrovci tha se raportet i kanë miqësore edhe pse më parë kanë pasur një “problem”.

“Gjithmonë me Samiun i kemi pasur raportet e mira. Mos me thanë; e kam rritur unë atë e ai mua, por unë atë më shumë. Me Samiun kemi kundërshtime për disa çështje sepse kur ai u zgjedh kryetar në 2007’tën. Në atë kohë unë kam pasur kompani të ndërtimit të rrugëve. I kam thënë se kurrë nuk do të konkurrojë për tenderë në komunën tënde sepse s’dua që ti të dalësh keq”, ka thënë Lladrovci.

“Kur kam ardhur në Komunë, Samiu ka dashur që ta kryej një punë pa filluar procedurat. I kam thënë të kam shok, por ligji është për të gjithë njëjtë. I ka ardhur pak rëndë, por miq jemi”, shtoi Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme