Lladrovci: I bindur që Arta Rama-Hajrizi nuk i nënshtrohet asnjë presioni

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila ka dëshmuar profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Sipas tij, Rama-Hajrizi nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë dhe në mënyrë profesionale.

Me poshtë postimi i plotë i Lladrovcit në ‘Facebook’:

Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.

Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.

Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.

Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Të ngjashme