Lladrovci i “shkrin” duke qeshur kryeministrin dhe kryetarët e komunave

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti pati një takim të martën me kryetarët e komunave të Kosovës. Në këtë takim disa kryetar nënshkruan “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”.

Pas nënshkrimit dhe ceremonis, pati edhe momente të tjera më relaksuese të Kurtit me kryetarët e komunave.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë ai i cili e ka mbajtur në nivel atmosferën mes Kurtit dhe të tjerëve, duke i bërë ata që të qeshin me fjalët e tij.

“E ke rrit numrin e madh ti Mitrovicë”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, në një video ku pas kësaj fjalie plasin të qeshurat.

Më pas, dikush i sugjeron Kurtit që t’i bëjë kryetarët e komunave më shpesh bashkë. Ku edhe në këtë rast ndërhyn Lladrovci, duke i thënë se “ku je bre. E madhe je. Mbesë Drenice je”.

Pas kësaj radha i vie Kurtit që të flas për investimet.

VIDEO

Të ngjashme