Lladrovci i shqetësuar me paditë e para për pagat e mësimdhënësve

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka treguar se tashmë në adresë të komunës që drejton ka shkuar edhe padia e parë për mosekzekutimin e pagave për arsimtarët.

Ai ka thënë se rasti konkret të cilin e ka bërë edhe publik është rasti i një lehone të cilës nuk i është ekzekutuar paga.

 “Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se është i shqetësuar nga një situatë e tillë dhe ka bërë thirrje ndaj Qeverisë që të gjej zgjidhje për ekzekutimin e pagave.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka përfunduar Lladrovci.

Të ngjashme