Lladrovci: Kemi nevojë për arsim cilësor

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 20:55 | Nga

Ramiz Lladrovci, kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, ka mbajtur një “takim konsultativ” me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Me këtë rast, ai ka folur për rëndësinë e arsimit, rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e vendit si dhe përkushtimin e tij që arsimi ta ketë vendin meritor brenda aktiviteteve të pushtetit lokal, sipas një njoftimi të PDK-së.

“Arsimi është e tashmja dhe e ardhmja jonë. Shteti ynë është fryt i guximit dhe mendjeve të arsimuara. Kemi obligim që arsimin ta trajtojmë siç e meriton, si bazë e fuqishme e zhvillimit tonë në komunë dhe në nivel vendi”, citohet të ketë thënë Lladrovci.

“Në takimin konsultativ u diskutua për shtrirjen e infrastrukturës dhe objekteve shkollore në Drenas, pajisjen e shkollave me kabinete, kuadrin arsimor si dhe arsimin e profilizuar për nevojat e ekonomisë”.

“Arsimimi i bën njerëzit të lirë”, ka theksuar Lladrovci, i cili ka vërejtur se investimi në arsim është thelbësor për zhvillimin e gjithanshëm të një vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme