Lladrovci mbështetë iniciativën e Veselit për formimin e Tribunalit për gjykimin e krimeve serbe

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 08:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Duke e vlerësuar atë si iniciativë të qëlluar, Lladrovci thotë se do të duhej të bëhej edhe më herët.

Ai thotë se kontributi dhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Godman si dhe deklarimet në Kongresin Amerikan të ish-presidentes Jahjaga janë sinjale për krijimin e kësaj Gjykate.

“Iniciativa është shumë me vend, është dashtë të jetë edhe ma herët kjo iniciativë edhe dëgjimet ose deklaratat e zonjës Godman dhe ish-presidentes Jahjaga janë disa nga veprimet tashmë që kanë filluar për të bë një gjykatë për krimet e luftës, sidomos ato të dhunimeve që i kanë bë aparatura serbe në Kosovë. Unë e kam vizituar edhe zonjën Kadire, e cila ka bë shumë në këtë aspekt, e kom falënderuar për gjithçka që po bën që kjo Gjykatë ose këto krime të dalin para drejtësisë”, tha Lladrovci, për Ekonomia Online

Duke folur për projektet komunale, Lladrovci tha se sfida më e madhe në Komunën e Drenasit është çështja e ambientit, trajtimi i ujërave të zeza mungesa  e ujit të pijes si dhe mbeturinat në shumë zona.

“Sfida ma e madhe në komunën tonë është çështja  e ambientit pra ujërat e zeza, uji i pijes, mbeturinat në zona të ndryshme e kështu me radhë, po kemi sfida edhe në kanalizime edhe në ujësjellës  në rrugë në shkolla po them shumë nga problemet që i kanë edhe problemet tjera”, tha ai.

Lladrovci tregoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional do të fillojë të ndërtohet në fund të qershorit apo në fillim të korrikut dhe së vënia e gurëthemelit në Korroticë  do të vihet bashkë me personalitete tjera.

“Stadiumi nacional është në Kuadër të Ministrisë së Kulturës Rinisë  dhe Sportit, me sa kam informacione është në fundin e procesit për ta shpallë përfituesin që do të arrij ta marr. Besoj që në fund të qershorit ose në fillim të korrikut ne bashkë me ministrin po edhe me personalitetet tjera do ta vendosim gurëthemelin e fillimit të punimeve të stadiumit nacional në Korroticë”, tha ai për Ekonomia Online.

Lladrovci tregoi edhe për planet që kanë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për fillimin e procedurave për ndërtimin e ujëmbledhësit që do t’i furnizojë me ujë 40 mijë banorë të komunës së  Drenasit.

“Gjithçka që na ndihmon niveli qendrorë jam mirënjohës, pra ne kemi një përkrahje dhe ajo përkrahje është e mirë. Ndërtimin e rrugës që është me 4 korsi që e kemi nis nga Polluzha në drejtim të Komoranit, rruga që vjen nga Skenderaj dhe po punojmë dhe në infrastrukturat tjera. Ne po punojmë në përgatitjen e gjithë dokumentacionit për të filluar sa ma shpejtë, sigurisht do të merr edhe kohë ndoshta edhe vit për të filluar me projektin e  ujëmbledhësit të Vërbocit që do të jetë në shërbim të më tepër se 40 mijë banorëve të Drenasit”, tha ai.

Të ngjashme