Lladrovci ngushëllon familjen e veteranit të UÇK-së, Milaim Berisha

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e veteranit të UÇK-së, Milaim Berisha i cili sot ndërroi jetë.

“Përgjithmonë do ta kujtojmë si kontribues për historinë tonë të re dhe çlirimin e vendit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, ndërroi jetë, veterani i UÇK-së, Milaim Berisha. Përgjithmonë do ta kujtojmë si kontribues për historinë tonë të re dhe çlirimin e vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Berisha, miqve e dashamirëve të Milaimit.

I pëhershëm qoftë kujtimi për veteranin e UÇK-së, Milaim Berisha!

Të ngjashme