Lladrovci: PAN i ka numrat, Haradinaj do ta bëjë Qeverinë

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 08:27 | Nga

Kryetari i Drenasit, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka komentuar cështjen e formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në një prononcim të tij në Ora e Fundit, Lladrovci tha se koalicioni në krye me Partinë Demokratike të Kosovës, ka deputetët e mjaftueshëm për të formuar Qeverinë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Lladrovci po ashtu dha qëndrimin e tij edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen muajt në vazhdim, e që sipas tij, qytetarët e Drenasit tashmë e dijnë dhe do ta votojnë përsëri atë, pasi sipas tij ata kanë parë punën e tij të bërë për kaq pak muaj qeverisje komunale.

”Asnjëherë nuk kam dyshuar se do të formohet qeveria në krye me PDK-në. Me sa kam informacione numrat janë siguruar por për shkak të pushimeve të disa deputetëve seanca po shtyhet”.

”Edhe me e ditë nuk e them për shikuesit sepse është herët tani”.

”Për kandidimin tim do të vendos cdo herë PDK dhe Kadri Veseli, nëse kandidojë besoj që do të fitojë bindshëm”.

”Qytetari i Drenasit e ka parë që kemi bërë punë të mira dhe besoj tashmë qe qytetari i Drenasit do të më votojë prapë”.

Të ngjashme