Lladrovci: Paralajmërimet u konfirmuan, mandati im vazhdon

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se ka përkrahjen e liderëve të PDK-së rreth kandidaturës së tij për një tjetër mandat si kryetar i kësaj komune, pasi u raportua se një tjetër kandidat kishte dalë pikërisht nga kjo parti në degën e Drenasit.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook tha se reagimet e Hoxhajt, ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, dhe partisë, konfirmojnë se nuk ka hamendje për kandidaturëne tij.

‘’ Puna ime dhe zyrtarëve komunalë, është vlerësuar më e mira në Kosovë dhe tashmë e rikonfirmuar zyrtarisht, për këtë jam krenar unë dhe qytetarët, zyrtarët, asamblistët dhe dashamirët e komunës tonë.
Kandidaturën time për dy mandate të plota, e kam paralajmëruar më 2016, më 2017, vjet së bashku me kryetarin Veseli dhe së fundmi edhe në janar të këtij viti, me shkresa për anëtarët e Kryesisë së PDK-së, por edhe drejtuesit lokalë të PDK-së’’, shkroi Lladrovci,
Ai tutje falënderoi kryetarin Enver Hoxhaj për kumtesën e mbrëmshme dhe deklaratën e sotme. Ndërsa premtoi se do jetë besnik i zotimeve të tij, dhe transparent me qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme