Lladrovci për fotografinë e Thaçit në zyrë thotë që s’ka kush e zëvëndëson atë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar raportimet e fundit se në zyrën e tij, është e vendosur ende fotoja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai me anë të telefonit ka treguar se prapa tij është e vendosur fotografia e presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa në pjesën tjetër të murit është e vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, thotë se askush nuk mund ta zëvendësojë Hashim Thaçin.

“Nuk e di cka komentojnë, nuk i kam parë, por nuk ka bir none që e zavendëson Hashim Thaçin”, tha Lladrovci në Frontal.

Të ngjashme