Lladrovci porosit Veselin: Lëre postin e deputetit, ktheju partisë

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 18:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka porositur Kadri Veselin që t’i kthehet partisë, e jo Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Veseli duhet të punojë shumë me partinë dhe se nuk mund të ketë kohë për deputet.

“Kadri Veseli ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t’i shërbej shtetit . Por unë i propozoj Veselit që të mos vazhdojë si deputetët, por të kthehet në parti dhe t’i kthehet organizimit të partisë. Ai duhet të ketë më shumë kohë të merret më parti me rikonstruktimin e partisë dhe të shkojmë përpara”, tha ai.

I pyetur lidhur me gabime teknike të 314 vendvotimeve, ai tha se me ato merret KQZ.

“Nuk i di ato gabime nuk mundem me dhanë vlerësim, në Drenas kan pasur që janë vendosur vota gabimisht por ato i gjen KQZ-së në bashkëpunim me kërkesat e partive politike”

Lladrovci theksoi se Albin Kurti duhet ti kthehet personit që ishte në fushatë e jo ai Albini ekstrem pas fitores.

“Gjithmonë ai që i fiton zgjedhjet pret me i realizua programen e vet. Është mirë që partitë qe kanë fitu ta udhëheqin vendin si është më së miri drejt Evropës. Ne nuk mundemi me fol edhe 90 ditë. Nuk kam mesazhe për Albin Kurtin, ai pasi u bë fitues u kthye në Albinin ekstrem. Kosovës i duhet me qenë ai Albini që ishte në fushatë”, tha ai.

Këto komente Lladrovci i bëri para ceremonisë së shënimit të 20-vjetorit të themelimit të PDK-së.

Të ngjashme