Lladrovci premton 270 mijë € investime në kulturë, rini e sport

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 14:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci  në stadiumin “Rexhep Rexhepi”  ka shpalosur programin e tij për kulturë, rini dhe sport.

Lladrovci, tha se do ta rregulloj këtë stadium dhe do të ndërtojë poligone sportive aty ku ka nevojë, këtë do ta bëjë në fshatin e tij Tërstenik.

Lladrovci përmendi edhe  se krahas tre bibliotekave që ka komuna, ai do të ndërtojë edhe tre të tjera.

Ai  premtoi  se do të bëhet edhe java e filmit amerikan, gjerman dhe francez, dhe se se sportistët në këtë komunë do të trajtohen si ambasadorët më të mirë.

Lladrovci ka pohuar se do të angazhohet edhe në botimin e librave që lidhen me historinë e Drenasit.

Për projektet për kulturë, rini e sport në vitin 2017, Lladrovci ka treguar se investimet kapitale arrijnë vlerën prej 270 mijë euro.

Lladrovci  në raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas, më 18 dhjetor kundër-kandidat do ta ketë Isa Xhemajlajn e NISMAS, i cili tashmë ka lidhur koalicion edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenorin si dhe me Elmi Thaçin e Aleancës Kosova e RE.

drenas lladrovci-premtime

Të ngjashme