Lladrovci pret në takim deputetët britanikë Vickers dhe Grogan

Drenas | 16 Shk 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, priti në takim deputetët Martin Vickers dhe John Grogan, nga Mbretëria e Bashkuar, me bashkëpunëtorë.

Ardhja e tyre, sipas kryetarit Lladrovci, ishte e lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të Drenasit me komunat e këtij vendi të madh mik, njohja me mundësitë që ofron komuna në lëmin ekonomik, sportiv dhe kulturor.

Kryetari Lladrovci, bashkë me eputetët Vickers dhe Grogan si dhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, vizitoi sheshin dhe shtatoret e Fehmi dhe Xhevë LLadrovcit si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci:

“Kam qenë i nderuar sot, një ditë para 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, të kem për vizitë, dy deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, z. Martin Vickers dhe z. John Grogan, me bashkëpunëtorë.

Ardhja e tyre, ishte e lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të Drenasit me komunat e këtij vendi të madh mik, njohja me mundësitë që ofron komuna jonë në lëmin ekonomik, sportiv dhe kulturor.

Nga deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,, mora përgëzime për shpalljen e komunës si më e mira për transparencë në Kosovë, dhe theksuan se pushteti lokal, suksesin e mbështet dhe dëshmon me këtë cilësi menaxhuese. Po ashtu, diskutuam për sfidat e pushtetit lokal.

Bashkë me eurodeputetët Vickers dhe Grogan, ishin edhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, me të cilët vizituam sheshin dhe shtatoret e Fehmiut dhe Xhevës si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ata morën përshtypjet më të thella, për çmimin e lirisë tonë. Gjithsesi, theksova rëndësinë e ndihmës nga Mbretëria e Bashkuar si dhe nevojën e thellimit të miqësisë tonë tradicionale”.

Të ngjashme