Lladrovci reagon ndaj parullës elektorale “çlirimi i dytë”

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj fjalorit të kandidatës Vjosa Osmanit, e cila ka ftuar votuesit e parë, të votojnë për “çlirim të dytë”.

z. Lladrovci ka thënë se “Kosova është vend i mundësive, këtë e dëshmon biografia jote dhe familjes tënde”.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Fatkeqësisht ftesën më të çuditshme, në këtë fushatë, e thotë një grua, një nënë, një intelektuale!
Një profesoreshë universiteti, e verbuar për pushtet, e cila ka në konto të vajzave të mitura mbi 40.000 euro, me burrë në dy dikaster më të rëndësishëm të vendit- së pari brenda sistemit të mbrojtjes dhe aktualisht pjesë e diplomacisë, kërkon çlirimin.
Oj bijë, politika të ka verbuar!
Mos harro, Kosova është çliruar me 10 qershor 1999.
Kosova është vend i mundësive, këtë e dëshmon biografia jote dhe familjes tënde.
Nëse ti nuk do të ishe e çliruar, këto nuk do t’i arrije këto as ndrikull e Titës me pasë qenë.
Nëse ti nuk do të ishe e çliruar, nuk do të flisje marrina të tmerrshme, për çlirim të dytë.
Gruaja shqiptare ishte shembull mirësie e dashurie për vendin, jo i urrejtjes dhe neverisë për shtetin për pushtet.
Merre veten me të mirë, bijë e Zhabarit e mbesë e Vërbovcit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme