Lladrovci reagon ndaj vendimit të Supremes për vëllezërit Demaku

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 10:52 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme lidhur më rastin ‘Drenica 2’.

Kjo gjykatë ka kërkuar vëllezërit Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku, ish- kryetar i Drenasit të vuajnë dënimin më burg me nga 3 vjet të akuzuar për krime lufte.

Lladrovci me anë të një reagimi në Facebook, ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të pavarura, por që vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm.

Postimi i plotë i tij:

Drenica, për më shumë se një shekull ishte burim lirie, duke u bërë ballë me dinjitet sfidave, furtunave dhe sprovave të lirisë.

Drenica përcolli për më shumë se një shekull mesazhin e sakrificës. Edhe sot, bijtë e Drenicës, janë duke u dhënë këtë mesazh.

Institucionet e drejtësisë janë të pavarura në vendimet e veta. Vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm.

Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku. Për shumë arsye kemi pritë lirimin nga çdo akuzë.

Drenica, Drenasi, përjetë krenar me çlirimtarët!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme