Lladrovci: Rri në shtëpi, virusi nuk bën dallime politike

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët, punëtorët shëndetësor, asamblistët e kompanitë që vullnetarisht kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në tejkalimin e situatës emergjente të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Në situata të rënda si kjo e pandemisë, Kryetari Lladrovci ka thënë se pozitë e opozitë, bashkë me qytetarët, lehtë dhe me sukses tejkalohet kjo situatë. Derisa, ka ftuar qytetarët të mos bëjnë dallime politike në këtë gjendje emergjente.

Në situata të rënda si kjo e pandemisë, Kryetari Lladrovci ka thënë se pozitë e opozitë, bashkë me qytetarët, lehtë dhe me sukses tejkalohet kjo situatë. Derisa, ka ftuar qytetarët të mos bëjnë dallime politike në këtë gjendje emergjente

Me poshtë postimi i plotë:

Që nga shpallja e gjendjes emergjente, kam takuar shumë qytetarë që kanë shprehur solidaritet të madh ndaj situatës, duke ofruar mbështetje të gjithanshme, punëtorë shëndetësorë vullnetar e deri të përkrahja nga asamblistët e të gjitha partive të asamblesë tonë komunale. Kam zhvilluar takime me dy deputetët e komunës tonë, Sejdi Hoxha dhe Ferat Shala të cilët kanë shprehur gatishmëri për të përballuar situatën emergjente. I kam falënderuar për gatishmërinë e tyre për të qenë pranë institucioneve lokale dhe qytetarëve. Dua të veçoj, takimin me asamblistët Petrit Gashi dhe Burim Bujupi, të cilët u interesuan për situatën dhe zbatimin e rrethanave emergjente, furnizimin e qytetarëve e çështjet tjera. I falënderova për takimin, i informova për çështjet në vijim dhe vendosmërinë tonë, për të zbatuar me përpikëri të gjitha rekomandimet për luftimin e përhapjes së virusit. Në situatat e rënda si kjo e pandemisë, së bashku, pozitë e opozitë me të gjithë qytetarët, më lehtë dhe më me sukses e tejkalojmë situatën. Falënderoj po ashtu, punonjësit e kompanive regjionale “Pastrimi”, “KUR Prishtina” dhe KEDS, njësitë në Drenas, të cilët po angazhohen maksimalisht në tejkalimin e kësaj situate. Nderim të veçantë dua të shpreh edhe për bashkëpunimin me koordinatoret e fshatrave, bashkëpunimin me qytetarë në rrjetet sociale dhe gatishmëria e tyre për mbështetje të gjithanshme. Falënderim për secilin që në këtë gjendje emergjente si kjo me virusin COVID-19 po kontribuon për Komunën e Drenasit. “Olti Group” që në mënyrë vullnetare po i dezinfekton objektet banesore dhe objektet institucionale, dhe të gjithë ata të cilët po paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë për të menaxhuar bashkë këtë situatë emergjente. Mos i jep shans virusit, ai nuk bën dallime politike! Mbroni veten dhe familjet e juaja, rri në shtëpi!

Të ngjashme