Lladrovci: Do të festojmë më 18 dhjetor

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 18:39 | Nga

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu është drejtuar përkrahësve të tij, duke shprehur besimin se në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 18 dhjetor ai do të dalë fitues.

Sipas tij, qytetarët e Drenasit, me votën e tyre më 4 dhjetor, “dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor:, ka shkruar Lladrovci, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan”.

“Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve. Bashkë kemi shumë punë për të bërë”, përfundon postimi i kandodatit të PDK-së, i cili në zgjedhjet e djeshme mori 45 për qind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme