Lladrovci: Vëlla Ali, pa Juve, ky vend nuk ecë as një hap përpara!

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Pas formimit ë koalicionit qeverisës, në mes të BDI-së dhe LSDM-së, kryetari i komunës së Drenasit, ka uruar liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për këtë arritje. Madje, z. Lladrovci ka cekur se pa Ali Ahmetin, ky vend nuk ecë as një hap përpara.

Z. Lladrovci ka uruar që fuqizimi i shqiptarëve nëpërmjet institucioneve demokratike të jetë prioritet, ndërsa bashkimi i shqiptarëve të jetë platformë e qëndrueshme.

Ja postimi i z. Lladrovci në rrjetin social:

Vëlla Ali, Përgëzime për krijimin e Qeverisë së re. U rikonfirmua se pa Juve, ky vend nuk ecë as një hap përpara. Jam i bindur se në mandatin e ardhshëm, do të përmbushni zotimet për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, të realizoni perspektivën evropiane dhe krijoni hapësira të reja për shqiptarët. Uroj që fuqizimi i shqiptarëve nëpërmjet institucioneve demokratike të jetë prioritet, ndërsa bashkimi i shqiptarëve të jetë platformë e qëndrueshme. Urime dhe suksese në mandatin e ardhshëm qeverisës!




Të ngjashme