Lekaj premton përkrahje për projektet infrastrukturore në Kaçanik

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 17:53 | Nga

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kaçanikut, ku prit nga kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë si dhe tejkalimin e pengesave të cilat janë paraqitur si dhe projektet që do të kryhen në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj theksoi se do t’i përkrahë projektet e infrastrukturës rrugore të komunës së Kaçanikut.
Pas këtij takimi ministri Lekaj e vizitoi edhe fshatin Kovaçe, në pjesën ku ka rrëshqitur toka pas punimeve që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ministri Lekaj iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas mbledhjës së të dhënave nga ana e komisionit do të dalim veprim konkret.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme