Llogaritet i dënuar nga 24 gushti, por deputeti i Kuvendit të Kosovës Ivan Todosijeviq ende në liri

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Listës serbe Ivan Todosijeviq, kishte mohuar masakrën e Reçakut ën kohën që ishte ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai në një tubim në Zveçan në vitin 2019 kishte deklaruar se Masakra e Reçakut ishte trilluar nga siç i quante ai “terroristët shqiptarë”.

Procedurën penale ndaj tij e kishte nisur Prokuroria Speciale, derisa verdiktin dënues ndaj tij e kishte dhënë Gjykata e Prishtinës dhe më pas të njëjtin e kishte konfirmuara edhe Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore ën Prishtinë ka thënë për RTV Dukagjinin se ekzekutimi i vendimit ndaj Teodosjeviqit është në procedurë e sipër duke mos dhënë detaje për rastin.

RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe avokatin e Teodosjeviqit.

Avokati i Teodosjeviqit për RTV Dukagjinin ka thënë se klienti i tij ende nuk ka pranuar ftesën për ekzekutim të vendimit ndaj tij.

Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se që nga vërtetimi i dënimit nga Gjykata e Apelit, vendimi për vuajtjen e dënimit ka qenë i plotfuqishëm.

“Prej atij momenti ky vendim është i ekzekutueshëm. Pra prej datës 28 gusht kur është marrë ky vendim dhe i është ekspeduar palës lënda kthehet në Gjykatën Themelore me qëllim që kjo gjykatë ta ekzekutojë vendimin”, deklaroi Zeka.

Për shkak të mohimit të Masakrës së Reçakut, Todosjeviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit që mbante në atë kohë në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Të ngjashme