Lluka: AKR-ja ka qenë dhe mbetet përcaktuese në gjitha vendimet e mëdha që kanë përcaktuar fatin e Kosovës

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbajtur një takim pune me koordinatorët e disa prej degëve të AKR-së, me të cilët ka diskutuar për parapërgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

“AKR, që prej themelimit të saj në vitin 2006, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, ka qenë dhe mbetët përcaktuese në të gjitha vendimet e mëdha që kanë përcaktuar fatin e shtetformimit të Kosovës në qasjen e saj pro institucionale”, ka shkruar Lluka.

“Faza e shtetndërtimit kërkon parti politike të cilat respektojnë themelet e shtetësisë dhe qeverisin me duar të pastra, shembull të cilin AKR tashmë e ka dhënë”, ka shkruar ai.

Lluka thotë se AKR-ja është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik, punësim, fuqizimin e sektorit privat, barazinë dhe rininë e Kosovës.

“Vlerat liberale që përqohen nga AKR  e që në thelb të tyre kanë zhvillimin ekonomik, punësimin, fuqizimin e sektorit privat, barazinë dhe rininë janë qëllime të cilat i nevojiten Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shton Lluka.

Të ngjashme