Lluka i dorëzon mandatin ministres Hajdari

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike Ndërmarrsisë, Industrisë, Rozeta Hajdari, të cilës i ka uruar suksese dhe e ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat.

Ministri në largim, Valdrin Lluka e ka njoftuar ministren Hajdari për projektet, të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave.

Ai gjithashtu ia dorëzoi raportin e detajuar të punës, të cilën ai e ka bërë gjatë periudhës shtator 2017 dhe shkurt 2020.

Lluka po ashtu i ofroi bashkëpunim ministres Hajdari gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Në anën tjetër ministrja Hajdari e ka falënderuar ministrin në largim, Valdrin Lluka, për punën e tij të bërë dhe tha se do të angazhohet maksimalisht që të qojë përpara sektorët të cilat mbulon kjo ministri.

Në fund z. Lluka zyrtarisht i dorëzoi mandatin ministres Hajdari dhe i uroi suksese në punën e saj.

Të ngjashme