Lluka: I prekur nga vdekja e hershme e kolegut, Shpëtim Rudi

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish, ish-zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Shpëtim Rudi.

Lluka në Facebook ka shkruar se, Shpëtimi, për ata që e kanë njohur, ka qenë shumë pozitiv, me plot energji dhe optimizëm për vendin, me atë të këtij postimi ai ka ngushëlluar familjarët dhe miqt për të ndjerin.

“I prekur nga vdekja e hershme e kolegut, ish-zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe bashkëqytetarit tim, Shpëtim Rudi.

Shpëtimi, për ata që e kanë njohur, ka qenë shumë pozitiv, me plot energji dhe optimizëm për vendin. Ishte pjesë e strukturave të larta të AKR-së ku edhe kontribuoj në vazhdimësi nga viti 2011.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe.

Pusho i qetë mik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme