Lluka: Kjo fushatë e AKR-së i dedikohet rinisë, edukimit dhe sportit

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Valdrin Lluka, kandidati për deputet nga koalicioni AKR-NISMA, ka qëndruar sot në Gjakovë ku është takuar me disa të rinj.

Lluka ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo fushatë e AKR-së do t’i dedikohet rinisë, edukimit dhe sportit.

Shkrimi i plotë:

A ka mënyrë më mirë të fillojmë fushatën zgjedhore se sa me rini, për edukim, në Gjakovë?

Sot fillova fushatën zgjedhore në Gjakovë, duke grumbulluar dhe dhuruar libra që janë të dedikuara për bibliotekat shkollore në këtë qytet, një aktivitet i organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë.

Mesazhi im kryesor është që kjo fushatë do ti dedikohet rinisë, edukimit dhe sportit. Do t’i dedikohet ardhmërisë e zhvillimit të vendit. Do t’i dedikohet mirëqenies së qytetarëve anembanë Kosovës.

Ju faleminderit te gjithëve qe ishit sot me ne.

Bashkë për Shtetin!
11/122

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing, shoes and outdoor

Të ngjashme