Lluka: “Kosova e Re” sjell pavarësi energjetike dhe zhvillim ekonomik

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 16:19 | Nga

Sot ishim të gjithë dëshmitarë të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes komerciale dhe të gjitha marrëveshjeve, tetë gjithsej, të cilat do të sigurojnë përfundimisht pavarësinë energjetike të vendit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në konferencën e përbashkët për media me Drejtorin Ekzekutiv të Contour Global, Joseph Barandt, që u mbajt pas përfundimit të kësaj ceremonie.

Lluka njëherit kryesues i Komitetit Drejtues të Projektit të TC Kosova e Re , tha se kjo marrëveshje, e cila është negociuar, diskutuar, finalizuar nga shumë ekspertë, e zyrtarë të qeverive, në fund, sot u finalizua dhe shprehu gëzimin për këtë fakt.

“Falënderoj z. Brend për bashkëpunimin e ngushtë që kishte në finalizimin e këtij projekti. Normalisht për t’u finalizuar një marrëveshje kërkon pajtueshmërinë e dy palëve dhe në këtë rast e kemi gjetur edhe me ndërmjetësim të kryeministrit të vendit, i cili ishte prezent gjatë negociatave dhe kemi finalizuar tërë procesin që besoj është në të mirë të të dyja palëve”, tha ai.

Sipas kreut të MZHE-së, Projekti i TC ka kritere specifike; do të përdoret teknologjia superkritike, e cila garanton që edhe për shumë vite të ardhshme jetë e përshtatshme për ambientin tonë, sidomos kur mbyllet ‘TC Kosova A’ me fillimin e këtij projekti. Projekti pos që garanton pavarësi energjetike do të përmirësojë ambientin sidomos në rajonin e Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme