Lluka merr vendim që automjetet zyrtare të përdoren vetëm gjatë orarit (Dokument)

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 16:48 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.

Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 08.12.2017 parasheh si vijon:

Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.

Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.

Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme