Lluka për shaminë në shkolla: Besoj në të drejtat e secilit individ

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se bindjet e tij politike janë liberale, duke u shprehur se ai beson në të drejtat dhe liritë e secilit individ.

Postimi i plotë:

“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote” (El kehf: 46)

Për dhe rreth mbajtjes së shamisë në shkolla:

Duke qenë pjesë e jetës publike, jo rrallëherë ndodh që deklarimet mediale të keqinterpretohen, me qëllim ose pa qëllim!

Fillimisht dëshiroj të theksoj se bindjet e mija politike janë liberale, rrjedhimisht unë besoj në të drejtat dhe liritë e secilit individ për të vendosur për vete, andaj edhe në këtë rast besoj se secili individ i moshës madhore, i vetëdijshëm, ka të drejtë të vendosë vetë nëse do të bartë shami apo ndonjë simbol tjetër fetar.

Deklarata ime ka qenë për fëmijët në shkolla, të moshës së re, të cilët mbaj mendimin se nuk duhet mbuluar e as të imponohet mbulimi i tyre nga prindërit. Fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës, prandaj edhe duhet të shihen si të tillë.

Personalisht kam shumë miq praktikues të devotshëm dhe këtë e respektoj shumë. Një nga ta është edhe mikja ime Refiqe Ternava, më të cilën jemi bërë bashkë për shtetin!

I juaji,
Valdrini

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme