Lluka: Telekomi të privatizohet, ndërhyrjet politike na dërgojnë në arbitrazh të dytë

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 14:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se Telekomi duhet të privatizohet nëse synohet që kjo kompani të del nga gjendja në të cilën është, raporton EkonomiaOnline.

“Sa i përket mendimit tim si Qeveri, ne e kemi shumë të qartë që hapat e ardhshëm janë ristrukturimi, rritja e vlerës dhe privatizimi. Unë mendoj që privatizimi është forma e duhur, si çdo shtet tjetër i zhvilluar, për ta mbajtur një ndërmarrje si Telekomi në një gjendje të mirë”.

“Privatizimi do të thotë se ne do të mbetemi aksionar në një shumë të konsiderueshme të aksioneve, prej 25-49 për qind, por pjesa e vendimmarrjes prej 51 për qind duhet të privatizohet”.

“Çdo ndërhyrje politike e drejtpërdrejt e rrezikon një arbitrazh të dytë të mundshme ku ne jemi shumë të pambrojtur, prandaj është shumë me rëndësi që ti bëjmë detyrat tona në shtëpi”, tha ai.

Ai tha se janë dy elemente mbi të cilat po punojnë që të nxjerrin të dhënat për gjendjen në Telekom.

“Sa i përket raportit mes Telekomit dhe Dardafonit janë dy elemente. E para duhet të bëhet ekspertiza që të bëhet një matricë financiare për dëmin, e dyta një mendim ligjor që japin përfundimisht një opinion për kontratën. Këto dy elemente do vendosen në të ardhmen mes Telekomit dhe Dardafonit”.

“Sa i përket qëndrimit për Telekomin dhe z mobile si ministër nuk ia lejoj që juve me ua jap vetëkënaqësinë me vendos tash. Duhet me kalua në trupa profesionalë sa i përket qasjes për Telekom. Kemi marrë vendim mu krijua një grup i jashtëm ligjor që do japin mendim ligjor dhe një matricë financiare”, tha ai.

Të ngjashme