Lucgjonaj nga Tuzi: Vendim ishte tendencioz dhe politik

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari komunal nga Tuzi, Mark Lucgjonaj, njoftoi se situata atje momentalisht është stabile, pas një proteste të zhvilluar sot kundër masave të reja antiCOVID.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai u shpreh se vendimi i Qeverisë atje ishte tendencioz dhe politik.

“Protesta ka përfunduar. Kryetari sapo ka dal nga takimi me ministren e shëndetësisë, por nuk kemi të dhëna të tjera se si do të vijojë gjendja e mëtejshme”.

Dje Këshilli ka dal me raport se në Tuz do të mbyllen të gjitha lokalet hoteliere. Në atë moment Xheloshaj ishte në Pejë ne takim me afaristët, dhe e ka ndërprerë takimin e ka ardhur menjëherë se s’ka qenë i njoftuar”.

“Shqetësues është fakti që ne jemi zonë e gjelbër, kemi vetëm 94 të prekur me COVID, dhe ishte absurd ky vendim. Ne mbrëmë u morëm vesh të gjithë hotelierë që t’i hapnim të gjitha kafenetë dhe të mos e respektonim një vendim i cili ishte edhe tendencioz edhe politik”.

“Shpresoj që bisedimet të ecin si duhet dhe Qeveria të korrigjojë vendimin marrë, se sot kemi qenë të rrethuar nga forca të shumta të policisë. Xheloshaj i vetëm u ka dal përpara dhe u është bllokuar rruga e nuk i është lejuar të hyjnë në qytet. Kanë arrestuar pronarët e dy lokaleve dhe deri në orën 4 është arritur një kompromis që të fillojnë bisedimet”.

“E gjithë rezistenca nga pronarët e lokaleve ka qenë e koordinuar me komunën e Tuzit. E kemi vendosur bashkërisht, dhe nëse do të vazhdojë – do të jetë përsëri në koordinim më Komunën e Tuzit”, deklaroi Lucgjonaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme