Lugina e pazareve

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 07:58 | Nga

Pazare të mëdha janë bërë me territorin e Preshevës, këtu e 100 vjet më parë. Një shekull më pas, statusi i asaj që sot njihet si Lugina e Preshevës ende është subjekt pazari.

Është presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili befasisht në fillim të këtij muaji hodhi tezën e korrigjimit të kufijve me Serbinë, për ta ndryshuar deklarimin e tij disa ditë më pas me idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, ai nuk tha asgjë të re, sepse një vullnet të tillë e kishin shfaqur banorët e Luginës në referendumin e marsit të vitit 1992, me një deklarim pothuajse plebishitar. Afro 99 për qind e atyre që votuan në Referendum i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse janë për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjes Kosovës.

Njëzet e gjashtë vjet më vonë, kërkesa e shqiptarëve të Luginës, sërish është riaktualizuar, teksa ende askush nuk e di nëse ky është vetëm një blof politik i presidentit, apo një plan prej të cilit mund të dalë një rezultat konkret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme