Lugina e Preshevës kërkon prapë që të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Në prag të takimit mes liderëve të Kosovës e Serbisë, në Uashington, shqiptarët e Luginës së Preshvës po këkojnë që edhe përfaqësuesit e tyre të përfshihen në këtë dialog, meqë çështja shqiptare duhet të zgjidhet një herë e mirë.

Pëfaqësuesit e Luginës së Preshevës takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, e shohin si një mundësi të mirë që edhe këta të jenë pjesë e këtij dialogu.

Kështu, liderët atje theksojnë se pa përfshirjen e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës nuk do të ketë zgjidhje të përhershme.

“Shpëtimi është në përfshirejn e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ngase vazhdimisht po u nëpërkëmben të drejtat e tyre kombëtare nga institucionet shtetërore serbe”, theksojnë përfaqësuesit institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës./rtk

Të ngjashme