Lugina kërkon përfshirje në Ekipin Negociator

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Një grup prej tetë deputetësh nga Kosova ka dy ditë që janë duke qëndruar në Luginën e Preshevës.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare ata sot patën një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ky takim ishte i mbyllur për media.

Në një konferencë për media pas takimit Arifi tha se aty prezantuan kërkesat e Luginës së Preshevës që një pjesë e tyre sipas tij janë të kamotshme.

I pari i Preshevës tha se ndër kërkesat kryesore janë krijimi i fondit kombëtar dhe përfshirja e tyre në Ekipin Negociator në dialogun Kosovë-Serbi.

Fondi sipas Arifit kishte me qenë shumë me rëndësi pasi do ta zbuste dëmin që ka bërë taksa në Luginën e Preshevës, ai tha se këtë taksë e kanë përshëndetur duke pas parasysh qasjen dekonstruktive të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme