Luksemburgu me 2 milionë euro do ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimit

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 09:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Duatit të Madh të Luksenburgut.

Luksemburgu në kuadër të projektit zhvillimor, asistencë teknike në kontest të integrimit evropian do të jap 2 milionë euro.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se marrëveshja e përgjithshme e Kosovës dhe Luksemburgut, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja aktuale është nënshkruar me 7 mars dhe ka të bëjë më projektin e përbashkët zhvillimor dhe ka të bëjë më zbatimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit”.

“Ka për qëllim të fuqizoj administratën dhe fuqizimin e temave që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Kontributi  i Luksemburgut është 2 milion euro  ndërsa  kontributin Kosovës është  100 mijë euro”.

Të ngjashme